Tentoi të vjedhë një makinë, por zbulohet dhe vihet në pranga. Policia e Tiranës zbulon gjithashtu dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky person.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për ‘BalkanWeb’ se në pranga ka rënë Mirdash Osmani 39 vjeç, sepse 2 ditë më parë, pak pas mesnate në Kinostudio ka tentuar të vjedhë një makinë “Golf 5”, por është pikasur dhe vjedhja ka dështuar.
Është njoftuar policia e cila pas grumbullimit të provave që ka lënë nga pas 39 vjeçari ka mundur ta identifikojë atë dhe ta vërë në pranga. Policia ka ushtruar kontroll në servisin që i arrestuari kishte në Shupenzë të Bulqizës ku janë gjetur çelësa, pulte dhe pajisje të tjera që 39 vjeçari përdorte për vjedhje si edhe targa mjetesh e sende që u përkisnin makinave të vjedhura më parë.