Dashi
Tranziti i Afërditës dhe pozicioni i ri i saj në një orbitë jo shumë komode për ju mund të sjellë disa konflikte me partnerin tuaj dhe një rënie të lehtë të pasionit. Kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale. Sa i përket punës ju do të keni disa ngritje në detyrë të cilat do të sjellin dhe një përmirësim të situatës tuaj financiare.
Demi
Këtë të enjte duhet të përfitoni nga periudha që Mërkuri vazhdon të favorizojë aktivitetin ekonomik dhe punën në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurt përpara. Bëni mirë që të mbyllni njëher e përgjithmonë disa çështje nga e kaluara.
Binjakët
Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe ju bën që të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni. Beqarët do të kenë disa takime mjaft romantike nga të cilat nuk do të dalin aspak të zhgënjyer. Sa i përket punës çdo gjë do të vazhdojë normalisht.
Gaforrja
Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja pozitive. Të gjithë ata që janë në një lidhje disa momente mjaft intime ju presin përkrah partnerit tuaj. Çështjet ekonomike duhet të tregoni kujdes sepse ditë të vështira ju presin, prandaj kurseni diçka për më vonë.
Luani
Çështjet financiare mund të ndezin shpesh debate mes jush dhe partnerit. Situata financiare do të jetë disi më e qëndrueshme, megjithatë kjo nuk do të thotë që ju mund të guxoni të shpenzoni pa kriter. Ata persona që janë në një lidhje marrëdhënia juaj ka filluar të bëhet toksike. Të gjithë ata që që janë beqarë bëjnë mirë që të shkojnë për një udhëtim të shkurtër me miqtë e tyre, pasi jo gjithmonë do të jenë kaq të lirë.
Virgjëresha
Me pak përpjekje mund të arrihet gjithçka. Do t’i shprehni ndjenjat dhe do të merrni edhe surpriza nga personat që keni në krah. Buxheti nuk do të jetë perfekt, kështu që më mirë tregohuni të kujdesshëm me gjithçka.
Peshorja
Pozicioni aktual i Venusit nuk është aspak i favorshëm, ndërkohë që prania e Mërkurit ju bën nervozë. Duhet një forcë e madhe karakteri për të mos e lënë veten që të bini në melankoli. Filloni ti kushtoni më shumë vëmendje vetes dhe shëndetit tuaj. Regjistrohuni në një palester dhe filloni të ushqeheni shëndetshëm.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit”, pasi do të kenë mbi kokë një Afërditë që do t’i bëjnë më pasionantë se kurrë. Edhe sa i përket çështjeve të punës kjo ditë do të jetë mjaft favorizuese. Në darkë disa momente familjare do t’ju shkëputin komplet nga ajo që po jetoni.
Shigjetari
Kjo ditë do të jetë e mbushur me kontradikta të për ata që janë në një lidhje. Do të debatoni për gjëra elementare me atë që keni në krah, dhe kokëfortësia do ju bëjë të mos e ulni hundën për asnjë çast. Filloni të mendoheni dy herë para se të flisni pasi fjalët tuaja lëndojnë shumë personat që keni afër. Bëni mirë që vendimet që do të merrni ti merrni me bindje të plotë sepse nuk do të ketë kohë më për pendesa.
Bricjapi
Afërdita këtë të mërkurë jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri duke bërë që mbrëmja të jetë interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët. Një ditë e qetë dhe pa shumë zhurmë ju pret. Shfrytëzojini këto momente qetësie për ti kaluar me të afërmit dhe njerëzit tuaj të zemrës.
Ujori
Nesër do të jeni më të vendosur në jetën tuaj në çift dhe në mbrëmje atmosfera do të bëhet më emocionuese. Do të përjetoni emocione dhe kënaqësi të paimagjinueshme. Në planin financiar fati do të jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe nuk do të keni aspak probleme.
Peshqit
Afërdita këtë ditë pritet të jetë ylli juaj i mirë, ndërkohë që kontrastet e planetëve të tjerë në shenjë mund të bëjnë që nesër të jeni shumë konfuzë. Do të jeni më kërkues ndaj atyre që punojnë për ju. Ata që janë në një lidhej do të kalojnë momente mjaft pasionante me partnerin, shumë shpejt lajme të reja do ju trokasin në derë.