Mjeku i njohur, Arjan Harxhi, u dërgua dje për kurim në Turqi, pasi ishte infektuar me koronavirus, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua.
Ndërkohë, mjeku Gent Stroni ka dhënë detaje për gjendjen e Harxhit, ndërsa th anë “abc news” se ai u përkeqësua pasi kishte kaluar pjesën që mjekët e cilësojnë më të rrezikshme.
Sipas Stronit, Harxhi kishte rreth dy javë që ishte infektuar dhe ndodhej në gjendje të qetë shëndetësore, por më pas u pa që kishte zona të mushkërisë të prekjes së vjetër.
“Një rast i keqësimit të gjendjes pasi kanë kaluar pjesa që ne e cilësojmë më të rrezikshme është dhe mjeku Arjan Harxhi. Harxhi kishte rreth dy javë që ishte i infektuar dhe ndodhej në gjendje të qetë shëndetësore dhe më pas u pa që kishte zona të mushkërisë të prekjes së vjetër, i cili po merr një mjekim nga fillimi. Ky është një virus i pabesë”, ka thënë mjeku.