BallinaKronikeNuk pranoi ndarjen/Shqiptari terror ndaj të dashurës, i hedh eksploviz në shtëpi

Nuk pranoi ndarjen/Shqiptari terror ndaj të dashurës, i hedh eksploviz në shtëpi

spot_img

Një i ri shqiptar është arrestuar ditën e sotme me akuzat e përndjekjes dhe kërcënimit në Itali. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane që shkruajnë se i riu është akuzuar nga ish e dashura. Gjatë lidhjes me 20-vjeçaren, i riu shqiptar i kërkonte asaj që të vishej me rroba të mbyllura dhe të hiqte dorë nga rrjetet sociale.

Pas ndarjes përndjekjet dhe dhuna psikologjike ndaj vajzës u shtuan më shumë nga ana e 21-vjeçarit shqiptar. Pas arrestimit 21-vjeçari deklaroi se të gjitha veprimet që kishte bërë ishin për shkak të xhelozisë.  Në momentin që e dashura e ndau, 21-vjeçari e kishte kërcënuar atë nëse niste një lidhje të re se do e  vriste dhe se kishte kryër shumë vepra penale familjes së italianes, duke i shkatërruar makinën, kishte dëmtuar shtëpinë e saj dhe fyer prindërit e saj.

Ndërkohë që nga të gjithë aktet e mëparëshme në fund të muajit dhjetor ai kishte hedhur një bombë të krijuar vetë në ballkonin e saj, duke shkaktuar shumë dëme në strukturën e banesës dhe trembur familjen.

Pas arrestimit në Cornaredo të Milanos, ai është dërguar në burgun e San Vittores.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular