Doktori Ardjan Kellici dhe infermieri Zek Tataj, të Qendres Shëndetësore në Tamarë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, kanë rrezikuar jeten gjatë ditës se sotme. Ata po udhetonin drejt Vermoshit, kur në vendin e quajtur “Gropa e Selces” janë goditur nga një ortek.
Për pasojë, fuoristrada me të cilen ata udhetonin ka përfunduar disa metër poshte rrugës, ndërsa mjeku, infermieri e drejtuesi i automjetit Pellumb Mitaj kanë disa plagë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jeten.
Pasi janë njoftuar, kanë nderhyre banorët e zones duke i nxjerre nga fuoristrada e rrëzuar dhe i kanë dërguar për në spitalin e Shkodrës.
Moti i keq ka përfshirë të gjithe zonën e Kelmendit, me reshje deborë dhe erë të fortë dhe për pasojë zonat e Vërmoshit dhe Lepushës kanë probleme me lëvizjen e automjeteve dhe furnizimin me energji elektrike.