Prurjet e mëdha të ujërave në lumenjtë Drin e Bunë kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar sot ndihmën e ushtrisë pasi rruga e fshatit Obot është bërë e pakalueshme dhe banorët janë izoluar.
“Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë, – tha Ademi të premten në mëngjes. – Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5,80c
Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm. Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.
Bashkia e Shkodrës kërkon pajisjen me mjete të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit,” e ka përfunduar mesazhin e saj kryebashkiakja.