Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një përleshje masive mes të rinjve në Itali. Sipas “TGCOM”, më shumë se 100 të rinj, të ndarë në dy grupe janë përleshur me njëri-tjetrin.
Dëshmitarët kanë thënë për policinë që shumë prej tyre kanë qenë të pajisur me zinxhirë e shkopinj. Ndërkohë, 14-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë.
Përleshja masive është ndaluar pas ndërhyrjes së forcave të policisë, por edhe të kalimtarëve të rastit. Arsyet e dhunës janë të paqarta, ndërsa policia ka marrë kamerat e sigurisë në zonë për të mësuar më shumë mbi ngjarjen dhe po heton për zbardhjen e saj.