Është dëmtuar linja e energjisë Fushë-Arrës-Pukë për shkak të motit të keq.
Prej prej 5 orësh Puka ka mbetur pa drita.
Mësohet se në se linja e tensionit të lartë është dëmtuar në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtrës”. Ndërkohë tre grupe riparimi po punojnë, për të rikthyer energjinë por mësohet se për shkak të terrenit të vështirë është vonuar riparimi.
Akulli ka shkaktuar dëmtime dhe në linjat e tensionit të mesëm dhe atij të ulët. Pa energji elektrike janë dhe fshatrat Rrape, Rryp, Xath, Flet.