Grabitet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një banesë në qytetin e Korçës.
Referuar të njëjtave burime, mësohet se grabitja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, në banesën e një kambisti. Mësohet gjithashtu se në momentin e grabitjes, autorët janë përleshur edhe me pronarin e banesës duke e lënë të plagosur.
Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe detaje të tjera në lidhje me 2 autorët. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar rastin.