Edhe ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka reaguar për darkën e zyrtarëve të qeverisë shqiptare në restorantin në Dubai, një nga më të shtrenjët në botë.
Me ironi, ai shkruan këtë vargje.
Pollo: Ministrat në Dubai
Nusreti si saraj
As me kafe e as me çaj
Veç një hall kemi thonë pastaj
“Popullin tonë mos e ngaj!“
Në video duket Arben Ahmetaj, Arbjan Mazniku, Belinda Balluku dhe Endri Fuga.
Thuhet se darka po konsumohet në një restorant të njohur në të gjithë botën, “Nusret”.