“Do vriste gjithë familjen”/Borxhi që solli masakrën, detaje tronditëse nga sherri i shqiptarëve në Athinë

0
314

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Athinë ku mbeti i vrarë një shtetas shqiptar, i identifikuar si Edmond Llangozi dhe mbetën të plagosur dy djemtë e tij.

Sipas mediave greke, djemtë Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë në gjendje të rëndë në spital.  Duket se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një konflikt mes dy familjeve.

Sipas dëshmive të bëra në polici nga bashkëshortja e viktimës dhe autorit, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar.

“Do vriste gjithë familjen”/ Borxhi që solli

Edmond Llangozi i ka dalë para plumbave, ndërsa djemtë kanë vrapuar për t’u larguar, pasi konflikti fillimisht nisi verbalisht, më pas u përleshën dhe autori nxori armën.

Babai ka tentuar të mbronte 2 djemtë nga plumbat duke e pësuar rëndë. Nga ana tjetër autoritetet greke kanë nisur hetimet dhe kanë identifikuar autorin, i cili është ende në kërkim.

“Do vriste gjithë familjen”/ Borxhi që solli

Mediat greke citojnë një oficer të forcave speciale tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen para tij.

Autoritetet greke kanë dërguar informacione autoriteteve shqiptare ku kërkohet bashkëpunim në mbledhjen e të dhënave rreth shtetasve shqiptar të përfshirë në konfliktin e përgjakshëm që tronditi Athinën dhe nëse kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

“Do vriste gjithë familjen”/ Borxhi që solli