Një pasagjere femër u ndalua të hipte në avion, për shkak të veshjes së saj, ndërsa iu tha se pilotit nuk i pëlqente kur njerëzit “ekspozojnë shumë trupin”.
Catherine Bampton, 23-vjeç, nga Australia, kishte veshur një bluzë me një rrip që lidhej në qafë, ndërsa duhej të fluturonte nga Adelaide.
Sidoqoftë, në mes të pasagjerëve të tjerë, një grua i tha asaj se nuk mund të udhëtonte me avion, sepse pilotit nuk i pëlqente veshja e saj.
“Ajo më tha para të gjatëve se piloti nuk donte që unë të hipja në avion për shkak të rrobave të mia. U shokova, ishte poshtëruese, mu duk sikur kisha shkuar lakuriq, kur në fakt veshja ime ishte shumë normale.
Të gjithë pasagjerët e tjerë filluan të më shikonin mua dhe veshjen time dhe ishte e tmerrshme”, tha ajo.
Ajo u lejua të vijonte udhëtimin, vetëm pasi veshi një xhaketë, ndërsa tashmë vajza kërkon nga linja ajrore që së paku t’i kërkojnë ndjesë.