BallinaAktualitetDëborë në Dibër, probleme në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë

Dëborë në Dibër, probleme në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë

spot_img
spot_img

Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje dëbore dhe temperatura të ulëta gjatë orëve të natës.

Mësohet se në zonat malore të këtij qarku, trashësia e dëborës arrin deri më 15-20 cm. Reshjet e dëborës janë shoqëruar me ngrica, gjë e cila ka shkaktuar probleme në disa rrugë.

Aksi kombëtar Peshkopi – Qafë Buali – Tiranë është i kalueshëm pa probleme pasi mjetet borëpastruese kanë kriposur gjithë segmentin. Aksi Peshkopi – Kukës i kalueshëm me zinxhirë në disa segmente ku ka pasur stuhi dhe era ka grumbulluar borë, si dhe në zonat që nuk i kap dielli.

Ndërkohë aksi Peshkopi – Qafë Draj kalohet, por në segmentin Ura e Dodës -Qagë Draj duhet të përdoren zinxhirë,  Ura e Çerenecit – Steblevë kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë dhe në aksin Qafë Bualli – Krastë kalimi pjesërisht me zinxhirë.

Probleme me qarkullimin ka në rrugët që lidhin njësitë administrative me rrugët kryesore dhe rrugët e brendshme të fshatrave, kështu janë hasur probleme në njësitë administrative Lurë, Reç, Selishtë Kala e Dodës, Sllovë në rrethin e Dibrës.

Në Bulqizë ka pasur probleme në rrugët e brendshme të qytetit , ndërkohë me vështirësi kalohet në njësitë Krastë, Tërnovë dhe në fshatrat e zonës së Gollobordës.

Në rrethin e Matit ka pasur reshje bore por nuk ka shkaktuar probleme, në fshatrat njësive Xibër, dhe Macukull mund të shkohet vetëm me zinxhirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular