Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë pasi është gjetur një trup i pajetë. Më datë 14.01.2021, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në bazë të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.
Më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit Hasan Vatnikaj, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.
Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim.