Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Edmond Llangozi. Autori i krimit ështq një shtetas shqiptar nga qyteti i Lezhës, i njohur me emrin Soni.
Motivi i vrasjes së 54 vjeçarit shqiptar nga bashkatdhetari e tij, është bërë për një borxh prej 600 eurosh që një prej djemve të viktimës i kishte agresorit.
Ky i fundit së bashku me 5 persona të tjerë kishin shkuar në një prej lokaleve në zonën e Agios Sostis për të marrë borxhin tek familja Llangozi.
Aty dy palët janë konfliktuar verbalisht, ndërsa situata ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Autori i dyshuar ka shkrepur pistoletën drejt djalit që kishte marrë borxhin, por para armës ka dalë 54-vjeçari i cili mori 4 plumba, njëri prej të cilëve i goditi në zemër.
Si pasojë e ngjarjes mbetën të plagosur dhe dy djemtë djemtë Anxhelo dhe Mihal Llangozi të cilët pas ndihmës mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.