Një telefonatë ka mbërritur në Komisariatin e Policisë nr. 5 në Kamzë nga një qytetar, i cili thotë se ka parë marrjen peng të një vajze. Sipas tij, vajza është futur me dhunë në një makinë dhe më pas automjeti është larguar.
Telefonata e qytetarit ka alarmuar policinë, e cila ka shpërndarë disa patrulla në terren.
Akoma mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një pengmarrje ose jo.