Videoja e dy shqiptarë me rol drejtues në ushtrinë e Greqisë, ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe mediat e vendit fqinj.
Për rastin kanë nisur hetimet dhe është zbuluar se videoja ishte bërë në Qipro.
“Videoja është bërë në kampin ELDYK (Forca Greke në Qipro)” shkruajnë mediat greke.
Pas incidentit, dy të rinjtë shqiptarë do të kthehen nga Qipro në Greqi brenda pak ditësh për të dalë përpara gjykatës ushtarake.
“Ky nuk është aspak një rast nacionalist, por një marrëzie rinore, e cila, megjithatë, ka marrë dimensione serioze, pasi u filmua në një kamp të ELDYK, e cila është veçanërisht kritike për çështjet tona kombëtare.
Dy të rinjtë do të thirren të kërkojnë falje dhe ka të ngjarë të ndëshkohen ashpër” tha një burim nga Shtabi i Përgjithshëm për mediat greke.
“Skuadra, gati tu! Para marsh“, dëgjohet të thotë njëri në video duke qeshur më pas me njeri-tjetrin. Kjo video është interpretuar si incidentet në vendin fqinj.