Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit, ku katër anëtarë të familjes Avdijaj humbën jetën ng përplasja e fortë me një kamion.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i automjetit në të cilin udhëtonte familja kosovare.
Siç u mësua më pas, familja jetonte në Zvicër prej disa vitesh. Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e sotme në Prishtinë. Kujtojmë se e vetmja e mbijetuar e aksidentit të rëndë ishtë një vajzaë 3-vjeçare e cila ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe mediat zviceriane,të cilat kanë publikuar edhe fotot e viktimave.