Të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan ka qenë e ftuar ish-deputetja e njohur e PD-së Oriola Pampuri dhe bashkëshorti i saj Henrik Zotaj, mjek onkolog. Ish-deputetja ka bërë një prezantim mjaft interesant dhe të ndjerë për bashkëshortin e saj duke e konsideruar atë si gjysmën më të mirë.Oriola Pampuri:Mënyra për ta bërë prezantimin për gjysmën time shumë të mirë është për mua sigurisht një emocion shumë ndryshe. Është gjysma ma të cilën nuk mund të bëj dot hapa para , është gjysma me të cilën kam filluar të jetoj pothuajse 18 vite më parë, është gjysma ime më e mirë, është një mjek shumë i mirë, mjek onkolog, prej 7 vitesh shef i Shërbimit të Onkologjisë Paliative në Tiranë, prej 20 vitesh shërben në këtë shërbim onkolog dhe bashkëshorti im, bashkëshort i përkryer jo se është i imi, babai i dy djemve dhe një familjar sinqerisht për t’u admiruar. Jam krenare.
Ardit Gjebrea:Unë di që celebrimin e keni bërë shpejt, por ceremonia e dasmës, ka ardhur më pas, si ka ndodhur?
Henrik Zotaj:Për një ose dy vite më vonë që jam njohur me Oriolën ka ardhur në jetë Endi, djali jonë i madh dhe ndofta ishte dhe lindja e djalit që na i përshpejtoi celebrimin. Kure dasmën planikifuam ta bënim pas disa vitesh kur ishim më të rehatuar, më të qetë. Dasma është bërë në Tetor të vitit 2008 dhe Endi ishte 4 vj. Dasma është bërë në Tetor të vitit 2008 dhe Endi ishte 4 vjeç.
Ardit Gjebrea:E mbante fustanin e mamit?
Henrik Zotaj:Ajo ishte gjëja më e bukur e dasmës, ishte veshur me kostum dhe po mbante fustanin e Oriolës gjatë hyrjes në ceremoninë e dasmës dhe besoj se ishte elementi më i bukur i dasmës. /tvklan.al