BallinaKryesoreMinistrja Kushi: Mësim me dritare të hapura, ose ajrosje 5-6 herë gjatë...

Ministrja Kushi: Mësim me dritare të hapura, ose ajrosje 5-6 herë gjatë mësimit

spot_img
spot_img

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije udhëzimi i ri për vitin shkollor, në përshtatje edhe me udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë, ku nuk kërkohet mbajtja në mënyrë absolute hapur e dritareve gjatë gjithë kohës.

Me një shënim në facebook, duke marrë parasysh edhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin, Kushi thotë se klasat duhet të ajrosen të paktën 5-6 herë gjatë kohës së mësimit.

“Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve”, thotë Kushi mes të tjerash.

Njoftimi:

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular