Kina vazhdon të konsolidohet si partneri kryesor tregtar i Bashkimit Evropian dhe është i vetmi vend që ka parë një rritje të importeve në vendet e BE gjatë pandemisë Covid-19, sipas të dhënave të Eurostat, shkruan “Xinhua”.
Agjencia e statistikave të BE-së bëri të ditur se nga Kina në BE midis janarit dhe nëntorit 2020 importet u rritën me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e importeve nga Kina u rrit në 350 miliardë euro në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2020, krahasuar me 335.6 miliardë euro në 2019-n. Partnerë të tjerë tregtarë si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Turqia, Japonia, Koreja e Jugut dhe India kanë parë një rënie të importeve të mallrave në BE. Për eksportet, Kina, Turqia dhe Koreja e Jugut në vend të kësaj regjistruan rritje nga BE. (Irma)