Afro 36 mijë punonjës në arsim do të kenë në fillim të muajit që vjen më shumë para në llogari, por jo aq sa iu është premtuar.
Është sindikata e pavarur e arsimit në vend ajo që përcjell shqetësimin e mësuesve, të cilët kanë nisur të bëjnë llogaritë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të qeverisë me pagat e reja.
LOJA ME NUMRAT
Sipas numrit 2 të SPASHit, Isa Halilaj, ka një “hile” në rritjen e proklamuar prej muajsh nga qeveria. Nga katër komponentë që përbëjnë pagën mujore të një mësuesi, është rritur vetëm njëri prej tyre, shtesa e pozicionit, e cila në total nuk e çon shtesën mbi pagë në 15%. “Rritja nuk është reale. Qeveria ka rritur vetëm një komponent qëështë pozicioni, jo pagën bazë apo atë të grupit, prej vitesh të pandryshueshme. Në terma konkretë, rritja më e lartë kap shifrat e pesë mijë lekëve si pagë neto që merr çdo muaj një mësues, zbritjet që do i bëhen kësaj page në bazë të formulës së përllogaritjes së pagës së mësuesit”, nënvizon zv. presidenti i sindikatës.
Sipas Halilaj, paga reale e mësuesve, apo ajo çfarë ata marrin në dorëështë nëkufijtë midis 9 dhe 10 për qind. “Paga bruto e një mësuesi në 9-vjeçare nga 65.800 bëhet 72.100. Nëse rritja do të ishte 15%, vlera e saj do të ishte 97.700 dhe jo 6300 lekë. Rritja e vërtetëështë 9.5%, qëështë vlera e përafërt e indeksimit të inflacionit në dy vite. në gjimnaze, paga bruto ishte 68.800 dhe bëhet 75.500. Rritja 15% do të ishte 10.320 lekë, në vend të 6750 qëështë sot”. Nëse kësaj shume, i hiqen 21.5%, për sigurimet shoqërore, shoqërore e taksimin e pagës, kjo e fundit shndërrohetsi “kaposhi në një thelë”. Këtë rritje, mësuesit e cilësojnë krejt të papërfillshme. “Ne as këtë nuk e quajmë rritje, pasi 9%-shi është inflacioni në vitet që nuk na është indeksuar paga. Ndaj, kjo nuk është rritje, por thjesht propaganda e radhës.
Thjesht një flluskë sapuni. Kjo qeveri e ka treguar me kohë që arsimin nuk e ka prioritet. Në listën e interesave të saj, është krejt periferik”, nënvizon Halilaj. Në prag të fillimit të vitit të ri, jo të zakontë arsimor, mësuesit dëgjuan për herë të parë fjalën rritje pagash, nga ministrja asokohe, Besa Shahini.
Disa muaj më vonë, ishte kreu i qeverisë, që në një dalje publike, duke folur për profesionet në vijëtë luftës me pandeminë përmendi diku edhe mësuesit, të cilët do të shpërblehen me shtesë mbi pagë, për të dalë me një vendim verbal bashkë me ministren e Ekonomisë në tetor të 2020-ës që konkretizonte rritjen me 15 për qind. Mësuesit duhet të prisnin edhe tre muaj të tjerë që vendimi të niste efektin për të marrë shtesën, por jo atë që prisnin.
PAGAT E MËSUESVE, “PENG” I ZGJEDHJEVE
Tanimë janë mësuar edhe ata. Nëçdo prag zgjedhjesh përgatiten për shtesa mbi pagë. Shpeshherë tëpakonsiderueshme. Në dy mandatet e saj, qeveria ka rritur tri herë pagat e mësuesve, zakonisht pak muaj përpara zgjedhjeve. Pasi erdhi në pushtet, u deshën disa vite që mësuesit të merrnin vëmendje.
Vetëm në mars të2017-ës, qeveria vendosi t’iu shtojë pagat me 10 për qind, për t’i kujtuar sërish pas dy vitesh, dy muaj para zgjedhjeve vendore, në 5 prill të 2019-ës me 7 për qind. Kjo, përkundër zotimit të bërë në nisje të mandatit të dytë për rritjen me 40% në katër vitet e ardhshme, për mësues e mjekë. Ndërsa për këto të fundit e realizoi, premtimi për arsimtarët, edhe me rritjen e fundit nuk kap shifrën që synoi shefi i qeverisë.