Një denoncim jo i zakonshëm ka mbërritur në rajonin e Gjilanit në Kosovë. Një grua e moshës 33 vjeç, e identifikuar me inicialet D. K, ka kallëzuar partnerin e saj 29 vjeçar se ky i fundit pasi kanë shkuar me dëshirë në motel, e ka lidhur në krevat dhe e ka përdhunuar.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, P.M, 29 vjeç.
Ndërsa, besohet se viktima dhe i dyshuari kishin kohë që janë njohur.
Sipas dyshimeve të para, viktima u keqtrajtua seksualisht në motel, pasi fillimisht u lidh nga i dyshuari, i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, aty thuhet se viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM /Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.