BallinaKryesore“Rama me qeverinë më të keqe që ka patur Shqipëria”, PD: Dështimi...

“Rama me qeverinë më të keqe që ka patur Shqipëria”, PD: Dështimi me arsimin, i mashtroi mësuesit për rritjen e pagave

spot_img
spot_img

“Rama me qeverinë më të keqe që ka patur Shqipëria”, PD: Dështimi me arsimin, i mashtroi mësuesit për rritjen e pagave.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

3 javët e pushimeve të gjata dimërore për shkollat e kanë bërë të qartë për të gjithë se qeveria e Edi Ramës është qeveria më e keqe që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

Në 3 javë, qeveria bëri pushim, bëri turizëm luksoz me mish me flori në restorantin më të shtrenjtë në Dubai, por nuk mori asnjë masë për të siguruar mësim në kushte minimale për nxënësit dhe mësuesit. Madje i gënjeu edhe për rritjen e pagave.

Në mënyrë të përsëritur, provohet se Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar efektet e pandemisë në arsim. Dështim për të siguruar kushtet për mësim fizik në shkolla. Dështim për mësimin online. Dështim për mësimin e alternuar.

Për fat të keq, udhëzimi i vetëm i qeverisë për t’u mbrojtur nga covid është hapja dhe mbyllja e dritareve në shkolla në temperatura që shkojnë edhe në minus.

Këto ditë, në Partinë Demokratike kanë mbërritur mesazhe alarmante nga mësues e prindër nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Dibra, Fieri, Lushnja, Gjirokastra se në shkolla nuk ka ngrohje dhe mësimi po bëhet me orar akoma më të shkurtuar.

Asnjë qindarkë investim nga qeveria për fëmijët. Fatura e dështimit të Edi Ramës është e rëndë! Mijëra analfabetë funksionalë më shumë, qindra mësues të infektuar me covid në shkolla, 16 mësues të ndarë nga jeta këto muaj, dhjetëra mijëra të tjerë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura për rritje pagash.

Edi Rama është një dështim edhe për arsimin. 8 vjet në pushtet nuk e bëri kurrë prioritet shkollimin cilësor të fëmijëve, që vjen, në radhë të parë, duke trajtuar me dinjitet mësuesit.

Me Edi Ramën, ndryshojmë si nata me ditën në lidhje me arsimin.

Shikoni të dhënat në grafik. Ne i rritëm pagat reale të mësuesve, për të gjithë kategoritë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Mësuesit në gjimnaze, në shkolla fillore, në shkolla tetëvejçare dhe edukatoret patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Mesatarisht, rritja ishte mbi 2 herë më e madhe, mbi 200%, duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës.

Shikoni Edi Ramën! Dështimi i tij është ulëritës! Kjo që ka bërë këto 8 vjet Edi Rama, është qesharake, është tallëse dhe denigruese për mësuesit.. Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.

Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën. Mësuesit e dinë se nga kjo qeveri janë trajtuar gjthmonë si njerëz të dorës të dytë, të cilëve u janë dhënë thërrime në prag fushate elektorale.

Kjo është arsyeja pse sindikatat e mësuesve kanë ngritur zërin për ketë mashtrim të Edi Ramës me të ashtuquajturën rritje të pagave. Ne inkurajojmë mësuesit të ngrenë zërin! Të thonë publikisht atë që na thonë në, atë që bisedojnë me njëri-tjetrin.

Sot 38 mijë mësues dhe edukatorë janë të lodhur, të frustruar, të dekurajuar dhe të zemëruar me Edi Ramën!

Premtimi për pagat jo vetëm nuk u mbajt, por ata po shfrytëzohen si skllevër, me dhjetëra orë të papaguara dhe të pambrojtur nga Covid. Me këtë rritje qesharake për 8 vjet, mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

Dështimi i Shqipërisë në këto 8 vjet ka një pergjigje: Edi Rama dhe miqtë e tij më të afërt merakosen vetëm për veten e tyre. Për paratë që marrin nga korrupsioni, për vilat e tyre, për llogaritë e tyre bankare.

Kur qeveria dhe njerëzit e Ramës e kanë mendjen të pasurohen në kurriz të publikut, është fare e qartë pse shkatërrohet Shqipëria, shkatërrohet arsimi.

Pa trajtuar me dinjitet mësuesit, nuk ka të ardhme për një vend.

Rritja e vërtetë e pagave për mësuesit, investimi për shkolla me kushte për fëmijët tanë është prioritet absolut për Partinë Demokratike!

Ne do të bëjmë ndryshimin!

Me pjesëmarrjen më të lartë në historinë e vendit, në 25 prill, ne do të çlirohemi nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar dhe e korruptuar për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular