4 nxënës kanë përfunduar në spital si pasojë e një rrjedhje gazi në shkollën te zona e ‘Don Boskos’.
Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.