Anëtarët e një organizate të konsideruar si “korrje foshnjash” dhe trafikimin e tyre, janë arrestuar në Gana. Aksioni ndjek një operacion të ashpër ku dy foshnje u shitën hetuesve për 3,600 dhe 4800 dollarë secila.
Të 11 të dyshuarit përfshijnë dy mjekë, katër infermierë, dy nëna, dy oficerë të mirëqenies sociale dhe një mjek tradicional të lindjes përfunduan në pranga. Ata dyshohet se kryenin operacione në objektet shëndetësore në kryeqytetin Akra dhe qytetin fqinj të Tema.
Autoritetet besojnë se disa prej nënave mund t’u jetë thënë se foshnjat e tyre kanë vdekur pas lindjes. Ata thonë se të tjerët që nuk ishin në gjendje të kujdesen për të sapolindurit e tyre mund të jenë inkurajuar t’i shesin ato. Dy djemtë e shpëtuar tani janë nën kujdesin e autoriteteve.
Thomas Naadi i BBC-së në Akra thotë se çështja ka qenë një befasi për shumë në Gana, ku bisedat për “korrje foshnjash” nuk janë të reja, por deri më tani nuk kishte pasur prova të praktikës.
Diku tjetër në kontinent, një numër i ashtuquajtur “fabrika të foshnjave” janë raportuar vitet e fundit në Nigeri dhe qeveria e Kenias ka urdhëruar një hetim mbi vjedhjen dhe shitjen e foshnjave pas një hetimi të BBC.