FOTO/ Tallje pa kufij! Rakacolli që mbyll universitetet, në mbledhjet e partisë me mbi 10 veta
Rigels Xhemollari, drejtor i Qendrës Qytetare, ka denoncuar nëpërmjet një foto një tjetër tallje të socialistëve me qytetarët, të cilët ndryshe miratojnë aktet normative dhe ndryshe sillen vetë. Rasti më i freskët është ai i kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli e cila shfaqet në takimin e njësisë nr 1 të Partisë Socialiste midis anëtarëve të cilët një pjesë e mirë janë pa maskë.