BallinaOP EDGjeneral Piro AHMETAJ: Zgjerimi me 12 milje i sovranitetit të Greqisë, cënon...

Gjeneral Piro AHMETAJ: Zgjerimi me 12 milje i sovranitetit të Greqisë, cënon rëndë interesat detare të RSH

spot_img
spot_img

Nga Gjeneral ® Piro AHMETAJ


Mbas opinionit të fundit në media mbi 6 arsyet madhore të dështimit të frikshëm të Surrel-Qeverisë në ikje (bashkëlidhur), kisha vetë-vendosur të mos përfshihesha më në këtë diskutim. Mjaft është mjaftë, por të sëmurët nga mbi-pushteti nuk kanë as kufij, as turp as marre! Prandaj mbas miratimit me votë unanime (284 nga 300 deputetë) të parlamentit të Greqisë si dhe kërkesës me mirësjellje të disa mediave, po paraqes shqetësimet strategjike, si vijon: 1. Siç edhe u shprehë Kryeministri Mitsotakis, “Parlamenti Grek bëri histori”, duke legjitimuar zgjerimin nga 6 në 12 milje, ose më thjesht me zgjerimin e sovranitetin detar me 13 mije km2, të cilën e përkufizoi si realizim të një ambicie shekullore (legjitime!) si dhe përmbushjen e një objektivi të Startegjisë së Sigurisë Kombëtare në 40 vitet e fundit. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, edhe pse i diplomuar në Harvard (USA) dhe pinjoll i një familje në themelet e historisë së Greqisë moderne, nuk “shitet si i gjithëditur as udhëheqës global”, por ka punur shumë fortë, me përgjegjshmëri dhe përulje në dobi të interesave të kombit dhe popullit të Tij. Dhe sigurisht, ka të drejtë legjitime të krenohet pasi falë vizionit, masave të orkestruara diplomatike, shtetërore, mediatike dhe institucionale ka përmbushur një objektiv me peshë gjeopolitike për kombin e Tij. Më tej, me meritë e vlerësoi dhe falënderoi Kryeministrin e RSH (shkollë vetëm si piktor dhe pinjoll i bllokut komunist), i cili me pa-përgjshmëri cinike ndaj interesave të vendit Tij e ndihmoi të realizojë këtë përpjekje 100 vjeçare, pra zgjerimin e sovranitetit të Greqise fqinje, me 12 milje ose 13.000 km2 (sa gati gjysma e tërësisë territoriale të RSH). 2. Në të kundërt, mbas kësaj vendimarrje (legjitimimin e sovranitit nga 6 në 12 milje), Qeveria Shqiptare, që s’ka as Ministra, as zv/Ministra, as Ambasadorë, as negociatorë, pra Ai dhe vetëm Ai, udhëheqësi I Plotfuqishëm, ka dështuar frikshëm në 8 vjet dhe si pasojë e Tij, interesat detare dhe gjeopolitike të RSH janë kërcënuar seriozisht. Edhe më thjesht, mbas këtij vendimi, RSH kërcënon të humbasë hapësira detare me interesa kritike ekonomike në detin Jon. E përsësëris dhe do lutesha të isha gabim, por pas legjitimimit të sovranitetit të vendit fqinj nga 6 në 12 milje (faktit të kryer, siç paskëshin kishin rënë dakord paraprakisht me PM-Rama!), RSH rrezikon të shkojë me humbje në xhep në Gjykatën Ndërkombëtare. Dhe një pyetje tjetër shtesë, për Kryeministrin në ikje: “nëse deri në vendimin e Gj.Nd (procesi mundet të zgjas me vite): “a zotëron RSH kapacitete operacionale (mjete/anije ushtarake, infrastruktura detare, etj) të afta për të ndaluar (nëse ka) shkeljet e sovranitetit, apo edhe për të mos lejuar shfrytëzimin e paligjshëm të pasurive kombëtare në hapërisat e saj detare të RSH”?!? Kryemninistri dhe institucionet kushtetuese, po ashtu, kanë detyrim të qartesojnë qytetarët për heqjen (pa ligj) nga inventari i burimeve të mbrojtjes të RSH edhe të bazës ushtarke detare të Sarandës, ndërkohë që shteti fqinj, Greqia për të mbrojtur dhe ushtruar sovranitetin detar në 12 milje planizon rritje të prezencës ushtarake edhe në Othonoi ?! 3. Mungesa e transparencës (sikur negociohej për bunkerin e surrelit) mos-reagimi në kohë dhe propocional i institucioneve të larta shtetërore (u thënçin), dhe propaganda cinike që u shitej qytetarëve, se: “s’ka asgjë për tu shqetësuar, pasi si çdo vend edhe Greqia ka të drejte sovrane, në mos universale, pse jo “hyjnore”, për zgjerimin e sovranitetit detar nga 6 në 12 milje, etj”, si dhe arsyet: “pse për këtë vendimarrje “historike”, Greqise ju deshën 39 vjet, mbas marreveshjes se Montengo Bay, në mos mbi 100 vjet”, mbeten ende pikëpyetje legjitime por të “besdisshme” për udhehëqesit e sekserët e pushteteve! E thëne më troç po të dëshironi: “kur zgjoheni në mëngjes dhe gjeni se fqinji ju ka shtyrë gardhin e avllisë që bashkë-ndani, nuk besoj se mundet të behet kështu pa pyetur pasi cënon jo vetëm metrat e oborrit por edhe integritetin e fisit/familjes tuaj ?! Ja kështu njësoj, shqetësimi për Ne, qyetarët e zakonshëm (që s’kemi në kurris hallet e Globit), mbetet fakti që vendi fqinj, Greqia zgjerohet me ligj nga 6 në 12 milje dhe 13000 mije km2, pjesë e qenësishme e së cilës është edhe zgjerimi në “grupin e ishujve të Jonit Verior” por për cudi: “nuk na prekëka aspak interesat detare të RSH”, ja këto duhet të na i qartësojë udhëheqesi i (pa) ndritur, Institucionet shtetërore si dhe opinionistët e gjithëditur, kudogjendur dhe shumë keqpërdorur! Përsa dalldijen e Spiropalëve, Bolinëve, etj se Skënderbe-Rama, domethënë vetë Leaderi Global, ka marrë përsipër të ulë në tavolinë Erdoganin me Mitsotakis, për të zgjidhur mosmarreveshjet Turko-Greke mbi mesdheun, kalon përtej përmasave groteske të komedisë “mbreti lakuriq”, ndërsa për njerzit normal është për të qeshur, por për të mos u mëshiruar në 25 Prill. Ndërsa riciklimi i diaresë politike rreth marreveshjes së 2009 (e cila e theksoj ne 10-ra opinionet e mija NUK EKZISTION FARE, pasi është e rrezuar nga Gjykata Kushtetuese) si dhe sulmet sekserëve të pushteteve, të uritur nga frengjite e port-haleve të paguara të Athinës ose Tiranës, që më paragjykojnë si “ose të shitur te amiqtë, ose kamikaz i X udheheqësi”, përveçse shpreh neverinë, nuk i lutem zotit ti falë, pasi vetëm për interesa meskine, bashkë me SulltanSurrelin, ose idhullin e tyre kanë kontribuar duke kërcënuar interesat e shqiptarëve në breza. Në të kundërt, më motivojnë më shumë, që ashtu si në 36 vjet nën uniforme ushtarake, edhe gjatë këtij viti por dhe më tej në angazhimin politik, mbetem ushtar i përunjur vetëm ndaj atdheut, familjes, vlerave demokratike, interesave të qytetarëve të RSH dhe mbarë Kombit. *Gjeneral ® Piro AHMETAJ, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD; Ish-Këshilltar i Presidetit, Zv/ShShPFA dhe Përfaqesues i RSH në NATO,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular