BallinaAktualitetHapet ura që lidh Paskuqanin me Tiranën, vjen në ndihmë të 70...

Hapet ura që lidh Paskuqanin me Tiranën, vjen në ndihmë të 70 mijë banorëve! Kryebashkiaku Suli:  Mbajtëm premtimin!

spot_img
spot_img

Bashkia Kamëz vijon punën çdo ditë në terren me investime në arsim, në shkolla, kopshte, çerdhe, infrastrukturë, shërbime publike etj.
Kantiere ndërtimi kudo në territor me qëllim lehtësimin e jetesës dhe shërbimeve për qytetarët, të lënë për vite në harresë nga bashkia e mëparshme.
“Sot përurojmë një investim që ka qenë shumë i nevojshëm për qytetarët. Prej vitesh e munguar, nga  indiferenca dhe mosbashkëpunimi i pushtetit vendor,  ura që lidh Paskuqanin me Tiranën ishte një mollë e ndauar, ndërsa tashmë është një realitet i prekshëm për dhjetra ose dhe qindra mijëra qytetarë të Kamëz dhe Tiranës të cilët do të zgjedhin të kalojnë përmes saj.
Prioriteti ynë si Bashki, ka qenë dhe mbetet ndërtimi i infrastrukturës së munguar dhe me standarte bashkëkohore, ndaj pas konsultimit më qytetarët konstatuam se ndërtimi i kësaj ure ishte i nevojshëm dhe sa më shpejt të mundej.
Jemi sot tek kjo urë që lidh Paskuqanin me Tiranë, e ashtuquajtur ura e vogë e cila nuk kanë qenë e denjë as për kalimin e qytetarëve, jo më mjeteve. Kjo për faktin sepse ka qenë shumë e ngushtë. Duke qenë se në 30 vjet askush nuk ishte kujtuar për të realizuar një investim që kishte të bënte me zgjerimin e saj,  në konsultim me qytetarët si pasojë e kërkesave të tyre sepse ata janë kërkuesit dhe gjykuesit më të mirë të punës së çdo lloj pushteti, mundësuam konkretizimin e këtij investimi të shumë pritur. Me ndërtimin e urës që lidh Paskuqanin me Tiranën kemi kontribuar duke lehtesuar jetesën e 70 mijë banorëve , por është dhe një tjetër vepër publike që rrit estetikisht dhe funksionalisht  vlerat e qytetit tonë”- tha kryetari i Bashkise Kamez Rekip Suli.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular