BallinaKryesoreBasha: Nuk do jem kryeministër i mrekullive, por kryeministër i normalitetit. Rama...

Basha: Nuk do jem kryeministër i mrekullive, por kryeministër i normalitetit. Rama kopjues i keq i programit tonë

spot_img
spot_img

Basha: Nuk do jem kryeministër i mrekullive, por kryeministër i normalitetit. Rama kopjues i keq i programit tonë

Lulzim Basha: Ne kemi shpalosur heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe këta në ditët e tyre të fundit e premtojnë kishin 8 vjet për ta realizuar, e premtojnë 3 muaj para se të largohen me votë. Ne kishim e rrogës dhe rrogën minimale 300 euro dhe këta 3 muaj përpara e kopjojnë. Mund të marr një seri premtimesh të Edi Ramës 3 muaj para se të lerë pushtetin që nuk janë gjë tjetër veçse kopje. Nuk janë gjë tjetër veçse kopje e keqe e programit tonë. Që do të thotë që Partia Demokratike jo vetëm nuk është vonë por është kjo formë e hartimit të programit, se ne nuk i shpikëm këto, erdhën si produkt i gjendjes, i dialogut me grupet e interesit, kryesisht me qytetarët dhe i përgjegjshmërisë që kjo që themi sot nesër do të bëhet realitet, skam premtuar mrekullira unë dhe as nuk premtoj mrekullira, kam premtuar normalizim dhe normalitet. Nuk do të jem kryeministër i mrekullirave por do të jem kryeministër I normalitetit dhe i fjalës së mbajtur dhe për këtë flasin dhe rekordet e mia që është kompleksi tjetër I madh që ka kundërshtari politik. E kam thënë dhe po e përsëris që në detyrat që më janë ngarkuar që nga ndërtimi i Rrugës së Kombit tek heqja e vizave për shqiptarët, tek futja e Shqipërisë në NATO, detyra të cilat i kam kryer pa pasur përgjegjësinë dhe fuqinë e kryeministrit. 80 vjet po të rrijë Edi Rama në pushtet nuk i bën dot. Edhe tunelin e Elbasanit. Mos flas për Unazën e Tiranës që e gjeti gati, po ikën 8-vjeçari dhe akoma nuk e ka mbaruar. Pra, për mua dhe aftësinë time për ti qëndruar fjalës, madje për ti bërë para kohe realitet ato angazhime që kam pasur para qytetarëve flet puna ime sikundër për Edi Ramën pas 8 vitesh shqiptarët janë fare të qartë, dështimet janë të qarta, mosmbajtja dhe thyerja e premtimeve janë të qarta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular