Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, duke nisur nga mbrëmja dhe përgjatë natës do të ketë reshje intensive shiu.
Në një lidhje për ‘News24’, sinoptikani i ‘Meteoalb’ Hakil Osmani pohoi se vendi ynë mbetet me reshje me intensitet mesatar deri në orët e pasdites. Ai theksoi se mbrëmja dhe mesnata pritet të sjellë fuqizim të reshjeve, ku në zonat veriore dhe jugore të territorit shqiptar pritet të kenë intensitet të lart
“Paraditen e nesërme pritet që të qetësohet situata. Por është përmirësim i përkohshëm, pasi pasditja dhe nata e së dielës presin fuqizim të reshjeve, që do të na shoqërojë deri në paraditen e së hënës. Pasditen e së hënës dhe në vazhdim, presim përmirësim të motit.”, tha Osmani.