Një ushtarak i lartë shqiptar ka humbur betejën me sëmundjen e Covid. Doktor kolonel Agim Sula ka vdekur si rezultat i infektimit nga Covid.
Doktor Kolonel Agim Sula ishte një emblemë e Akademisë Ushtarak.
Sula ka qenë shef departamenti i lidershipit dhe shkencave shoqërore në AFA. Karriera e tij në fushën e arsimit nis prej vitit 1998 nga pedagog i të drejtës ushtarake. Ai ka qenë edhe komandant i Akademisë së Mbrojtjes, rektor i AM si dhe dekan fakulteti.