Detaje të reja janë mësuar lidhur me jetën e Jetmir Bregut, 32-vjeçarit që u masakura me breshëri automatiku pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Burime për Dosja bëjnë me dije se Jetmir (Edmond) Bregu, gjithashtu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi është një prej administratorëve të një prej faqeve më të ndjekura në Instagram. Mësohet se viktima posedonte faqen “Antidroga”, e cila nuk është më aktive në rrjetet sociale.
Po ashtu të njëjtat burime, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, pretendojnë se Bregu kishte publikuar pamje të “forta dhe kompromentuese” të gruas së një prej autorëve të dyshuar. Mirëpo ky detaj nuk mund të konfirmohet për shkak se faqja është zhdukur nga rrjetet sociale.
Dyshohet se sherri mes autorit dhe pronarit të faqes ka nisur për zhdukjen e pamjeve duke vazhduar për ditë me radhë, deri pasditen e djeshme, kur 32-vjeçari u masakrua sapo doli nga mjeti i tij. Megjithatë nuk përjashtohet edhe pista e përfshirjes të së riut në veprimtari të paligjshme, të cilat kanë sjellë edhe ndryshimin e identitetit.
32 vjeçari ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës.Ngjarja ndodhi një natë më parë. Ai la pas një fëmijë të vogël, ndërkohë që e shkuara e tij nuk është fort e ‘pastër’. Bregu ka qenë dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe kanosje.