Një atentat është regjistruar gjatë paradites së sotme në Vlorë ku ka mbetur i plagosur një person.
I plagosur është shtetasi Marjon Mitro, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohe që burimet policore shpjegojnë se është gjetur edhe një makinë duke u djegur e markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur në këtë ngjarje të rëndë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.