Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar sot një tjetër video në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafien për të shtuar pasuritë e tyre.
“Boll më: kupa është mbushur!
Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!”, shkruan Basha në mesazhin e tij të shkurtër bashkëngjitur videos.