BallinaKronikeFOTO+EMRI/ U plagos sot në Vlorë, kush është ish-polici bashkiak, pjesë e...

FOTO+EMRI/ U plagos sot në Vlorë, kush është ish-polici bashkiak, pjesë e ‘bandës së tritolit’

spot_img
spot_img

Marjon Mitro, i cili u plagos mesditën e sotme me armë zjarri në rrethana të paqarta, është një emër i njohur për drejtëinë shqiptare.

Mitro u akuzua si porositësi për montimin e një bombe me celular, në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, një ngjarje e ndodhur disa vite më parë. Ai ishte pjesë e te ashtuquajturës “banda e tritolit” drejtuar nga Julian Sinanaj.

Mitro dikur ish-punonjës i Policisë Bashkiake, është arrestuar disa herë për disa vepra të ndryshme penale dhe akuzohet si porositës i disa shpërthimeve me tritol që kanë ndodhur më herët në qytetin e Vlorës.

Sot, Mitro rreth orës 10:00, ka shkuar i plagosur në spitalin e Vlorës tha policia.

“Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaruan blutë e qytetit bregdetar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular