Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 10:00 të ditës së sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se i plagosur mbeti Marion Mitro, i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt.
Raportohet se një mjet në lëvizje ka qëlluar mbi Marjon Mitro, i cili është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mitro ka qenë pjesë e dosjes së “tritolit” të Julian Sinanit. Rreth një vit më parë ai ka dalë nga burgu. Pjesa e kësaj dosje ka qenë edhe Erjon Mëhillaj, i cili vrau veten në burg.
49-vjeçari, përveçse ka shërbyer si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.