Te tjera detaje dalin ne drite nga atentati me arme zjarri i një shqiptari në Patra të Greqisë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Agia Sofise, në kryqëzimin e Kurtësit.
Dy persona dyshohet se qëlluan 5 herë me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari shqiptar, ndërsa njëri prej plumbave i ka ngelur në kokë. Disa media e raportojnë shqiptarin të vdekur e disa të tjera në vdekje klinike. Policia thotë se atentatorët kane qene dy persona, ndërsa dyshohet se kanë qëlluar nga makina shqiptarin që ishte po ashtu në një mjet tjetër.
Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet identiteti i shqiptarit.