Nuk është rastësi që ku ka afera korruptive del pikërisht emrin i Erion Veliaj. Del ku ka afera për pastrimin e qytetit. Del ku ka kulla. Del edhe në përgjimet e Ndraghetas.
Ish-kryeministri Berisha ka postuar një video, që mund ta ndiqni më poshtë….
Erion të ka dalë emri
Përsëri…
Është hera e dytë brenda vitit, me Ndraghetën pastron plehrat
Me Ndraghetan ndërton kullat
Rastësi?!
Nuk besoj
Mjafton të shikojmë gropat e tua në Tiranë
E ke harruar premtimin tënd
‘Dhe si njeri që do të mbahet mend me një ekip që ndërtoi me shumë parqe se pallate’
Neveri
E ke kthyer Tiranën në lavatriçen e pastrimit të parave të pista
1.6 miliard euro në 3 vjet
Të intereson vetëm 20 përqindshi
Zoti 20 përqind
Ne e dimë qe je vetëm një sekser i vogël
Fijet i lëviz tjetër kush
Por kjo lojë do të të kushtojë shumë…
Mendon se mund të pastrosh miliarda euro pa u bërë pis?
Ti e di çfarë i pret ata që bëjnë biznese me krimin.
Burgu nuk është një vend i duhur për çuna si ti.
Për këtë hyre në politikë?
O Zot! Pranga në duart e tua të brishta.
E imagjinon dot?!
Po të vjen dita Erion. Tik-Tak Tik-Tak
Kështu është kur bëhesh me i ndyrë se ata që bërtisje Mjaft!