Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ditën e sotme, ku një 28-vejçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banonte
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Prokop Mima”, ndërsa paraprakisht dyshohet se e reja me inicialet L.H., vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.01.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.