BallinaKronikeEMRAT/57-vjeçari u gjet i mbytur në gjak përtokë, policia i vihet pas...

EMRAT/57-vjeçari u gjet i mbytur në gjak përtokë, policia i vihet pas dhe kap 3 autorët në Ballsh

spot_img
spot_img

olicia e Mallakastrës ka zbardhur plagosjen e mbrëmjes së kaluar në lagjen “5 Shkurti”, duke identifikuar dhe arrestuar tre autorët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ballshit, ku është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Pelivan Sinanrrupaj, 57 vjeç.

Janë arrestuar shtetasit Fitim Zekaj, Festim Alimertaj dhe Ferdinand Meraj.

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe pas punës hetimore e profesionale, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisatiatin e Policisë Mallakastër tre shtetasit të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.

Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular