Nga Ardit Gjinali
“Shqipëria në udhëkryq” nuk është thjeshtë një term retorik i përdorur metaforikisht për të ngjyrosur errët një aktualitet shoqëror të diskutueshëm;- “Shqipëria në udhëkryq” shënon pasqyrën e realitetit politik dhe shoqëror që po jetojmë…..i tilli udhëkryqi është përpara secilit fluks apo segment shoqëror që nuk miraton praktikat keqqeverisëse të këtyre viteve. E vetmja e vërtetë e keqqeverisjes është secila ditë e këtyre viteve që është zbardhur me shembje të paligjshme, e tilla e Teatrit Kombëtar dhe është ngrysyr me shtypjen e protestave qytetare me gazin lotsjellës që derdhej pambarim…….misioni i madh patriotic është shembja e një udhëkryqi që ka ngritur kurth demokracisë përmes kapjes së shtetit nga pushteti.
Shqipëria e këtyre viteve të errësirës autokratike nuk po përjeton rrëmbimin e përdhunshëm të mundësive ndaj qytetarit halleshumë që nuk i janë vjedhur vetëm vitet, të tillit i është vjedhur vëmendja ndaj paudhësive të të paudhëve qeverisës që kanë harruar angazhimet e mirëqeverisjes dhe misionin e pretenduar të ndryshimit të Shqipërisë, të harruar në udhët e humbura dhe të pagjetura për shkak të zhytjes në honin e paudhësisë sistemike. Vëmendja publike e vjedhur nga makineria e propagandës që formëson fabulën e prapësisë qeverisëse mbetet një ndër instrumentat e keqqeverisjes që vijon rrugëtimin sundues përmes instalimit të mendësisë së ankandit që blen heshtjen përmes kompromiseve individuale meskine dhe shkurajon qytetarin përmes përdhosjes së shtetit të së drejtës duke e shndërruar të tillin në një rend të padrejtësisë të zgjedhës keqqeverisëse që përcakton “maliqin” për të hartuar ligjin dhe detyron trupën e mbetur profesionale në administratën e përçudnuar që të zbatojë ligjin e formuluar nga “maliqi i paditur në kuvendin e maliqëve”.
Në emër të qytetarit ndërmerren akte, votohen ligje dhe ekzekutohen vendime; padrejtësia dhe gënjeshtra kuvendon kumbueshëm për drejtësinë dhe të vërtetën , e tilla buzëqesh aspak njerëzisht që tinëzisht mvesh enumeracionin e vogëlsirave meskine që prezantohen si ndodhi për të rrëmbyer vëmendjen e qytetarit që ndeshet me murin e pandjeshëm të kalvarit të një përditshmeje të vështirë, e tilla që është mëkati më i madh i keqqeverisjes. Mëkati ndjell mëkatin e rradhës dhe të tillët nuk përbëjnë thjeshtë një ansambël me fabul dhe mendësi të njëjtë dhe të përsëritur…..përsëritja e mëkateve në thelb dhe formë konsiderohet një zakonshmëri qeverisëse; – zakonshmëria qeverisëse që është infektuar nga vesi i tregimit të të pavërtetave që rreken të pasqyrojnë një realitet të ndryshëm nga i tilli që po përjeton shumica e qytetarëve të Republikës pavarësisht përkatësisë politike.
25 Prilli është dita dhe data e mosharresës….e kujtesës së secilës paudhësi, secilit mëkat qeverisës, çdo gënjeshtre dhe talljeje me qytetarin, uzurpimit të çdo hapësire të dialogut demokratik dhe dakordësisë kombëtare, rrëmbimit të të gjitha pushteteve për të pushtuar shtetin dhe për të sunduar Shqipërinë përmes dhunimit të opozitës , arrestimit të gazetarëve dhe rrahjes së qytetarëve. 25 Prilli është dita e kujtesës për të mos harruar të keqen e përjetuar….për ti dhënë fund një errësire autokratike shoqërore….është ftesa për një bashkim të madh për të realizuar një ndryshim të madh të ditëve më të mira të mbrujtura me një shpresë të re. Koha për një Shqipëri normale me një Kryeministër dhe qeveri normale është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë.