Liga e Kampionëve padyshim që është gara më e madhe evropiane për klube, por edhe në Ligën e Evropës po marrin pjesë skuadra të mëdha dhe futbollistë të jashtëzakonshëm.
Faqja zyrtare e Ligës së Evropës në Twitter ka publikuar disa nga golat më të bukur që janë shënuar në këtë garë.
Bëhet fjalë për golat që janë realizuar nga goditjet e dënimit dhe pjesë bën edhe ylli shqiptar Granit Xhaka.
Një nga golat më të mirë padyshim që është ai i legjendës holandeze Pierre van Hooijdonk që shënoi nga gjuajtja e lirë në finalen e madhe ndaj Borussia Dortmund.
Granit Xhaka futet në këtë garë me një gol të çmendur të shënuar vite më parë kur ishte pjesë e klubit gjerman Borussia Moenchegladbach.