Mësohet se ministrja e Kulturës, Elva Margariti, fatkeqësisht ka humbur bashkëshortin dhe shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante kohëve të fundit. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në Ministrinë e Kulturës. Ata kanë një fëmijë, një vajzë.
Homazhet për të ndjerin Artan Asllani do të zhvillohen nesër në orën 9:00 dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë.
Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.