BallinaAktualitetXhemal Gjunkshi: Thellohet padrejtësia e dosjes 184! Banda gati për vjedhjet e...

Xhemal Gjunkshi: Thellohet padrejtësia e dosjes 184! Banda gati për vjedhjet e rradhës!

spot_img

Nga Xhemal Gjunkshi

Thellohet padrejtësia e dosjes 184!
Banda 184 gati për vjedhjet e rradhës!
U zhvillua sot seanca e rradhës për krimin elektoral të vitit 2016, e njohur ndryshe si dosja 184.
Gjykata sot ka pranuar që të vijojë seancën edhe pse nuk janë paraqitur të pandehurit të akuzuar për shpërdorim detyre.
Paradoksale e paligjshme dhe e pa moralshme është kërkesa e prokurorit Urim Buci për të mbyllur hetimet dhe për të çuar dosjen për gjykim…
Prokurori ka shkelur ligjin duke përjashtuar nga hetimi personat kyç të dosjes si Dionis Ymeraj, Arben Keshi, Bekim Krrashi, Ymer Lala.
Prokurori i çështjes është njeriu më i interesuar për ta mbyllur çështjen, ndërkohë duhet të bënte të kundërtën, pasi bëhet fjalë për përgjime të ligjshme të prokurorisë.
Nuk janë kryer veprimet e nevojshme dhe të mundshme hetimore për verifikimin e kallëzimit, në mënyrë shteruese, nëse ekziston vepra penale e pretenduar apo vepër tjetër penale që mund të rezultojë nga veprimet në dinamikë të hetimit.
Interpretimi i provave të rezultuara keqinterpretohet, në mënyrën më abuzive nga prokurori duke shpërdoruar qartazi detyrën dhe funksionin e tij, duke mundësuar në këtë mënyrë mosdhenien e drejtesisë.
Nuk ka ndodhur kurrë që Prokurori dhe Gjyqtari të jenë në sinkron bllokues dhe nuk lejojnë vënien në dispozicion të palëve, provat materiale ( CD) të përgjimeve.
Avokatët shprehen se prokurori Buci nuk ka zbardhur as 1/4 e përgjimeve dhe po kërkon me forcë që çështja të mos shkojë për rigjykim.
Të bëhet zbardhja e plotë në mënyrë shteruese e të gjithë rezultatit të përfituar nga përgjimi telefonik.
Është e pabesueshme që gjykata kërcënon me marrje forcërisht të të dëmtuarve(qytetarët që u kanë hequr ndihmën ekonomike) dhe nuk arrin të gjejë shtëpitë e Dionis Imerajt, Arben Keshit, Ymer Lalës, Bekim Krrashit etj.
Padrejtësia, u kuptua me sorollatjen e dosjes lart e poshtë sa në Tiranë në Peshkopi dhe anasjelltas.
Dibranët nuk presin drejtësi për sa kohë në krye të PS
Dibër është Olta Xhaçka, Dionis Imeraj, Ymer Lala, Arben Keshi, Bekim Krrashi.
Përderisa ky grup i strukturuar kriminal nuk hetohet nga SPAK nuk ka drejtësi.
“Banda 184” dhe “kamikazët” e tyre në prokurori dhe gjykatë, po tentojnë të mbyllin dosjen pët tu përgatitur për “vjedhjet” e ardhshme!
25 Prilli shpresë për shqiptarët
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular