Kjo është 89-vjeçarja që u dhunua dhe u përdhunua nga nipi i saj, Saimir Meçani siç tregon në një intervistë për mediat djali i saj Ismet Meçani.
Djali ka treguar se se kur ka shkuar në shtëpi e ka gjetur të moshuarën të dëmtuar në fytyrë dhe të zhveshur, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se e ka përdhunuar nipi.
Në njoftimin e saj, policia nuk raporton për përdhunim.
“Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.