BallinaAktualitetNë 24 orë Berati shënon 41 raste të reja me Covid-19, infektohen...

Në 24 orë Berati shënon 41 raste të reja me Covid-19, infektohen ushtarakë, nxënës e mësues

spot_img

Qyteti i Beratit ka shënuar 41 raste të reja me koronavirus, vetëm 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rezultojnë që të jenë në masën 80% raste kontakti familjar.

Rastet janë të shpërndara sipas qyteteve: 13 në Berat, 9 në Kuçovë, 8 në Skrapar, 8 në Urë-Vajgurore dhe 3 Poliçan.

Mësohet se 35 raste janë kontakte familjare të rasteve të mëparshme, mes tyre pensionistë e të papunë.

Përsa i përket të prekurve, sot raportohen: 2 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje, 2 nxënëse në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore dhe 1 shofer në një kompani private të shpërndarjes së detergjentëve.

Deri në këto momente, janë të shtruar në spital 9 persona, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular