Policia e Divjakës ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar Sajmir Meçani, i cili përdhunoi dhe rrahu brutalisht gjyshen e tij 89-vjeçare Nexhmie Meçani.
Kjo e fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që policia ka shoqëruar nipin e saj për veprime të tjera procedurale.
Në një intervistë të siguruar nga Top Channel, Ismet Meçani, djali i 89-vjeçares që u përdhunua nga nipi i saj, ka zbuluar detaje të tjera nga ngjarja tronditëse.
Ai thotë se 89-vjeçarja tani po merr trajtim mjekësor, ndërsa konfirmon se ajo është përdhunuar: E gjetëm të zhveshur tregon ai.
Ai thotë se montstra që kreu aktin nuk vuan nga çrregullime mendore dhe se në Greqi ka bërë të njëjtën gjë.
Dëshmia
U futëm brenda dhe e pyeta mamin, kush të ka rrahur? Ja ky më tha.
Atë e ka djalin e djalit?
po
Çfarë i kishte bërë nënës?
E kishte c’veshur, kishte bërë punën e veta.
Po djali e pranon?
Jo se pranon ai, as të rrahurën.
E mori ai djali tjetër e futi në dhomë.E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha.
Kush e njoftoi policinë?
Unë
Ju dyshoni që e ka bërë?
Po se plaka ishte e zhveshur, trupi është i goditur.
Vuan nipi nga çrregullime mendore?
Jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje.
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2021/01/31/perdhunimi-i-gjyshes-nga-nipi-flet-djali-i-te-moshuares-si-e-gjeta-nenen-te-zhveshur-trupi-i-saj-eshte-i/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2021/01/31/perdhunimi-i-gjyshes-nga-nipi-flet-djali-i-te-moshuares-si-e-gjeta-nenen-te-zhveshur-trupi-i-saj-eshte-i/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2021/01/31/perdhunimi-i-gjyshes-nga-nipi-flet-djali-i-te-moshuares-si-e-gjeta-nenen-te-zhveshur-trupi-i-saj-eshte-i/ […]
Comments are closed.