BallinaKryesoreVuçiç përpjekje në minutat e fundit për të ndalur njohjen e Kosovës...

Vuçiç përpjekje në minutat e fundit për të ndalur njohjen e Kosovës nga Izraeli

spot_img
spot_img

E përditshmja izraelite, “The Jerusalem Post” ka konfirmuar se të hënën Kosova dhe Izraeli do t’i vendosin edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, teksa ka treguar edhe një përpjekje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ta parandaluar këtë.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, megjithatë dhe një burim diplomatik izraelit konfirmoi se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit.

Në shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët, shkruan gazeta izraelite.

Serbia mund ta hapë ende një ambasadë në Jeruzalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin po acarohen.

Nënshkrimi i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike do të mbahet në një lidhje online mes ministres se Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrit te Jashtëm të Izraelit, Gaby Ashkenazi.

Ministra e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin këtë javë, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular