Spitalet në të gjithë vendin në Britani po përgatiten për një rritje të konsiderueshme të fëmijëve që kanë nevojë për trajtim, për një sëmundje të rrallë të shkaktuar nga koronavirusi.
Për shkak të infeksioneve të përhapura Covid-19 në muajin e fundit, me numrin e pacientëve në spital që arrin në gati 40,000, ekspertët besojnë se ata do të shohin një numër më të madh të fëmijëve të prekur nga sëmundja e quajtur Sindroma Inflamatore e Sistemit Pediatrik (PIMS).
Spitali i Fëmijëve Evelina i Londrës, i cili trajtoi rreth 110 fëmijë me PIMS gjatë valës së parë të virusit, sugjeruar se për çdo 200 të rritur të pranuar në spital në të gjithë Londrën, ishte një fëmijë i pranuar me PIMS në Evelina.
Ekspertët e pediatrisë besojnë se ata do të fillojnë të shohin një numër më të madh të fëmijëve me këtë gjendje, ndërsa në tre javët në fillim pritet që pandemia të arrijë pikun në Britani.